Shabani: Nuk gjejmë kohë të flasim për hallet reale të njerëzve, se po merremi me hallet e PD-së

Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, Endri Shabani nga Nisma Thurja u shpreh se më shumë flitet për problemet e PD-së sesa hallet e qytetarëve.  

Ai tha se shumica e njerëzve nuk kanë besim se ekziston një alternative politike dhe se 65% e njerëzve që janë kundër Ramës dhe Veliajt, janë jetimë.

Shabani: Ne nuk flasim për hallet reale të qytetarëve, por për problemet e PD-së. Këtë vit kemi më shumë vdekje sesa lindje, bizneset po shkojnë drejt falimentimeve dhe familje që nuk po përballojnë dot kostot e jetës ose që janë shpërndarë.

Pse nuk na del koha për të folur për këto? Sepse shumica e njerëzve nuk kanë besim se ekziston një alternative politike. 65% e njerëzve që janë kundër Ramës dhe Veliajt, janë jetimë. Në momentin që politikanët nuk kuptojnë se fuqia e tyre është përfaqësimi, por hutohen me luftë të brendshme dhe copëzime, atëherë partitë dalin nga loja politike.

Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.


Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

EMISIONET