Baçi: Njerëzit kapen më shumë pse nuk ka reaguar opozita sesa vjedhjen në ministrinë e Financave
Në “Drejt” nga Luan Rama në RTV Ora, deputeti demokrat, Luan Baçi u shpreh se opozita ka pasur reagimi për vjedhjen e sekretarit të përgjithshëm të ministrisë së Financave.
Ai tha se të kapesh pse nuk ka reaguar dje dhe dot, dhe të jetë si kauzë i duket pak absurde dhe nuk i shërben aspak emisionit dhe kauzës.
Baçi: Ne kemi pasur reagime për këtë rast. Ka pasur reagime nga të gjithë deputetët, ju këtu po merreni me mos reagimin e opozitës dhe jo me vjedhjen që ka bërë sekretari i përgjithshëm i ministrisë. Opozitës dhe mua, më duket kjo vjedhje një pikë uji në mes të oqeanit nga ajo që ka bërë opozita.
Të kapemi me këtë se nuk kemi reaguar dje dhe dot, dhe ta kemi kauzë më duket pak absurde dhe nuk i shërben aspak emisionit dhe kauzës.
Emisioni "Drejt" nga Luan Rama transmetohet çdo të hënë dhe të enjte ora 21:00 në RTV Ora.
Shënim: *Ky është artikull ekskluziv i Ora News, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”. Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Ora News” bashkëngjitur me linkun e artikullit origjinal.

