Seanca plenare/ Mblidhet Konferenca e Kryetarëve, debat 90-minutësh për çdo raportim institucional
Nga OraNews Përditësimi i fundit 30 Tetor 2025, 09:51

Këtë të enjte u mblodh konferenca e Kryetarëve.
Në rendin e ditës ishte shqyrtimi i kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, për përcaktimin e kohës së zhvillimit të debatit lidhur me raportimet e institucioneve të pavarura, në rendin e ditës së seancës plenare të datës 30.10.2025.
Pas diskutimeve, Konferenca e Kryetarëve, vendosi që koha e debatit për çdo raportim të jetë 90 minuta.

