Ish-deputeti i PS në krye të Postës Shqiptare! Balluku prezanton Etjen Xhafajn: Profesionist i sprovuar që ka eksperiencë në disa fusha

Ish-deputeti i PS në krye të Postës Shqiptare! Balluku prezanton

Zv.Kryeministrja dhe njëherësh Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka prezantuar ditën e sotme, drejtorin e ri të Postës Shqiptare, Etjen Xhafaj. Gjatë fjalës së saj Belinda tha se ish-deputeti socialist është një profesionist i sprovuar në disa fusha, duke i besuar kështu drejtimin e postës. 

“Është bashkëpunëtor i hershëm i imi. Kemi punuar bashkë në disa institucione. Ka mbajtur një mandat të qarkut të Tiranës. Sot drejtimi i postës shkon në duart e një profesionisti të sprovuar që ka eksperiencë në disa fusha. Në bashkëpunim me Admirin do të optimizohet procesi i Postës Shqiptare. Për ne është e rëndësishme që Posta të performojë duke optimizuar shërbimet. Digjitalizimi është në bazën e tyre”, tha Balluku.

 

EMISIONET