Seanca e 3 marsit, Sefa: Hap i rëndësishëm për të zgjidhur legjitimitetin e drejtimit të PD-së
Avokati i PD-së, Indrit Sefa, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës së Apelit për caktimin e seancës për gjykimin e ankimit të PD-së.
Ai vlerëson se ky është një hap shumë i rëndesishëm për të zgjidhur në mënyrë përfundimtare çështjen e legjitimitetit të drejtimit të PD-së.
Sefa: Më në fund! Pasi kemi depozituar për të disatën herë kërkesën për përshpejtimin e gjykimit të ankimit të PD-së, më në fund Gjykata e Apelit e Juriksionit të Përgjithshëm ka caktuar datën e shqyrtimit të ankimit në datën 03.03.2023 në oren 11.00. Ky është një hap shumë i rëndesishëm për të zgjidhur në mënyrë përfundimtare çështjen e legjitimitetit të drejtimit të PD-së. PD është parti e shqiptarëve të ndershëm, që respekton shtetin ligjor, partneritetin strategjik me SHBA&BE dhe që do ta bëjë Shqipërinë si gjithë Europa.