Vula e PD, Apeli zhvillon seancën për vendimin e gjyqtarit Zhukri me 3 mars
Nga OraNews Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2023, 15:56
Gjykata e Apelit do të gjykojë me 3 mars ankimin e Partisë Demokratike, ndaj vendimit nr. 3 datë 25.03.2022 (Gjyqtar Agron Zhukri) të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Seanca do të zhvillohet në orën 11:00.
Trupi gjykues përbëhet nga relatore gjyqtare Elona Mihali, anëtar Irida Kacerja dhe Astrit Kalaja.
Në 6 mars është afati i fundit për regjistrimin e partive politike për zgjedhjet e 14 majit.

