SASPAC sjell sistemin e ri online për menaxhimin e fondeve dhe projekteve ndërkombëtare

SASPAC sjell sistemin e ri online për menaxhimin e fondeve dhe projekteve

Është lançuar platforma e re online e SASPAC, e cila do të jetë e hapur për publikun dhe institucionet.

Sipas njoftimit, faqja mbledh në një vend të vetëm informacionin për ndihmën e huaj në Shqipëri, duke e bërë më të lehtë aksesin dhe më transparent menaxhimin e të dhënave.

Në platformë gjenden të dhëna për programet IPA dhe financimet e Bashkimit Evropian, donatorët dhe partnerët ndërkombëtarë, si dhe institucionet që zbatojnë projektet në vend.

Po ashtu, aty pasqyrohen projektet aktive, rezultatet e tyre në terren dhe mënyra e shpërndarjes së fondeve sipas sektorëve.

Faqja përfshin edhe informacion publik për institucionet dhe bashkëpunëtorët e përfshirë në projekte zhvillimore.

Sipas autoriteteve, kjo platformë synon të rrisë transparencën dhe të përmirësojë koordinimin mes institucioneve shqiptare, Bashkimit Evropian, partnerëve ndërkombëtarë dhe shoqërisë civile. Projekti është bashkëfinancuar nga BE përmes një programi mbështetës për menaxhimin e asistencës financiare në Shqipëri.

EMISIONET