"SHBA po i jep besim Shqipërisë në sektorin energjetik"/ Balluku: Investimet amerikane sjellin teknologji dhe standarde të reja


Belinda Balluku, ka bërë një reagim për zhvillimet e fundit në sektorin energjetik dhe investimet e reja në Shqipëri, duke vlerësuar bashkëpunimin me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Ajo ka thënë se Shqipëria po shfaqet si një vend me stabilitet dhe potencial të lartë ekonomik, duke u bërë gjithnjë e më tërheqëse për partnerët strategjikë.

Sipas saj, rritja e investimeve amerikane në energji tregon besim ndaj vendit dhe rolit të tij në rajon.

Balluku ka përmendur edhe projekte të mëdha energjetike, mes tyre Parkun Eolik në Tropojë me kapacitet mbi 600 MW, si dhe marrëveshje të reja në sektorin e energjisë që pritet të sjellin investime në nivel miliarda dollarësh.

Ajo thotë se këto zhvillime e pozicionojnë Shqipërinë si një nyje të rëndësishme për energjinë në Ballkan.

Sipas saj, investimet nuk sjellin vetëm financim, por edhe teknologji të re, standarde më të larta dhe më shumë transparencë në ekonomi.

Kjo, sipas saj, ndihmon në forcimin e klimës së biznesit dhe tërheqjen e investitorëve të tjerë të huaj.

Në reagim, Balluku ka vlerësuar edhe rolin e partnerëve amerikanë në këtë bashkëpunim, duke e cilësuar si një hap të rëndësishëm për zhvillimin e sektorit energjetik dhe për forcimin e rolit të Shqipërisë në sigurinë energjetike të rajonit.

EMISIONET