“Rifreskimi” i qeverisë, Kikia: Ndryshojnë emrat, por jo prioritetet e saj. Zgjedhjet e parakohshme në Tiranë ende larg

Javën e ardhshme kryeministri Edi Rama në cilësinë edhe të kryetarit të Partisë Socialiste ka lajmëruar mbledhjen e Asamnlesë së kësaj partie ku në fokus pritet të jenë ndryshimet e paralajmëruara në kabinetin e tij qeveritar.
E ndërkaq, një ditë më parë Kolegji Zgjedhor certifikoi zgjedhjet e 11 majit, duke rrëzuar kështu animimin e opozitës për këto zgjedhje.
E në këtë panoramë lëvizjesh politike, analisti Mentor Kikia u shpreh se qeveria e mandatit të katërt nuk do të pësojë ndonjë ndryshim sa i përket qasjes apo objektivave të saj.
“Rezultati i një qeverie nuk varet shumë nga emrat, por nga programet dhe prioritetit të saj.
Por përtej emrave, kryeministri është përqendruar të tërheqë persona të përgojuar dhe të largojë ata të përfolurit për afera e korrupsion.
Do të jetë i detyruar t’i respektojë edhe kontributet e hershme të disa figurave aktuale dhe në këtë suazë do të ketë një miksim mes dy emrave.
Sa i përket zgjedhjeve të parakohshme në Bashkinë e Tiranës, kjo mbetet të jetë gjithmonë një vullnet politik i mazhorancës.
Mund të vazhdohet edhe kështu siç është situata, ose vetë kryeministri ka në dorë shkarkimin e z. Veliaj dhe të shpallë zgjedhjet e parakohshme në këtë bashki”, u shpreh ndër të tjera analisti Mentor Kikia.
NDIQNI ANALIZËN E PLOTË TË GAZETARIT MENTOR KIKIA NË “ORA NEWS”


