Shenjtërimi i Nënë Terezës, Berisha: Nobelistja që i dha nder çdo shqiptari dhe frymëzon njerëzimin

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha nga foltorja e selise se PD-se ka reaguar në ditën e shenjtërimit të Nënë Terezës, duke e cilësuar atë si një figurë të përjetshme frymëzimi për të gjithë njerëzimin.

“Sot është dita e shenjtërimit të Nënë Terezës, Shën Terezës, nobelistes shqiptare, e cila me virtytet më të larta shpirtërore, ia doli të pushtojë mendjet dhe zemrat e mbarë shqiptarëve.

Të shenjtërohet për së gjalli. Të bëhet një hyjni, aq sa është nëna për çdo individ. Shën Tereza, apo Shën Nënë Tereza i dha nder emrit shqiptar, por i dha nder çdo njeriu të qytetëruar mbi tokë me sakrificën dhe veprimtarinë e saj. Ajo sot është frymëzim për virtytet më të larta të njeriut.”, u shpreh Berisha.

Nënë Tereza, e shpallur e shenjtë nga Papa Françesku, vazhdon të mbetet simbol i mëshirës, përulësisë dhe shërbimit ndaj më të dobtëve.

Për shqiptarët, ajo përfaqëson një nga figurat më të ndritura kombëtare, ndërsa për botën, një shenjtore e njerëzimit.

VIDEO - KONFERENCA E PLOTE E KRYEDEMOKRATIT SALI BERISHA

EMISIONET