“Revolta dhe protesta”, Berisha: Jam 100% dakord me Salianjin, PD do i nënshtrohet një analize

Kreu i PD-së Sali Berisha foli për mediat pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë së Partisë Demokratike.

Sali Berisha: Siç e sheh ti, janë nja 5 rezoluta ndërkombëtare të bazuara në dokumentacionet e  PD që damkosin Edi Ramën si  kryetar të një narko shtetit, që zhvillon farsë elektorale që përdor institucionet për të shtypur pluralizmin.

Hapa të tjera janë bërë. Nuk kanë efekt të menjëhershme por do kenë efektin e tyre. Jemi të bindur se shqiptarët do mund ti rikthejnë votën e lirë. Analiza do nisë

PD është parti e fjalës së lirë, e mendimit të lirë, do jetë një analizë ku dio ftohen të gjithë mbështetësit.

Nuk ka një datë fikse. Askush mos mendojë se partia nuk do I nënshtrohet një analize në interesin më të mirë të shqiptarëve.

Pati sugjerime për forma, asnjeri nuk e kundërshtoi hyrjen në parlament. Jam 100% dakord me Ervin Salianjin. Në kohën më të shpejtë të duhur, I garantoj mbështetësit tanë se, mirëkuptoj gjendjen e tyre.

Janë para një misioni të ri të madh, të shpëtimit të Shqipërisë nga diktatura autoritare e bazuar në drogë dhe krim.

Partia ka të gjithë fuqitë të marrë vendimet të drejta. Se çka parti do veprojë në përputhje me statutin.

EMISIONET