Reforma territoriale drejt miratimit, mazhoranca ecën përpara edhe pa opozitën

Ndarja e re territoriale do të përmbyllet brenda këtij sesioni paralmetnar, me apo pa pëlqimin e opozitës. Mazhoranmca e ka bërë të qartë se do të vijojë punën edhe pa bashkëpunimin e Opozitës. Bojkotit të deputetëve të PD në mbledhjen e së hënës, bashkëkryetari Mazniku iu përgjigj me ndryshimin e përbërjes së Komisionit.

Opozita bojkotoi sërish Komisionin e Posaçëm Parlamentar për Reformën Administrativo-Territoriale, duke bërë që maxhoranca socialiste të vijojë planin e saj për ndryshimin e përbërjes dhe bashkëkryesisë.

Arbjan Mazniku, në mbledhjen pa kuorum të Komisionit, në mungesë të opozitës, theksoi nevojën për të ecur para, pas 2 muaj vonesash, me qëllim që në korrik reforma të votohet në parlament e të jetë gati për tu aplikuar në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Por dera vijon të jetë e hapur për opozitën.

Bëri të ditur edhe planin e punës, që do të duhet të realizohet në vijim me apo pa opozitën.

Kreu i grupit socialist Taulant Balla pas mbledhjes së grupit, seancën e fundit të korrikut e shikon si afat për miratimin e reformës territoriale, por pati edhe një paraljmërim për reformën zgjedhore.

Referuar këtyre parashikimeve, zgjedhjet lokale të pranverës së vitit që vjen, do të duhet të zhvillohen sipas ndarjes së re territoriale, ku socialistët theksojnë nevojën për uljen e numrit të Bashkive, e demokratët për një rritje, me pretendimin se kështu shkon shërbimi më pranë qytetarit.

EMISIONET