Rama: Qendra e rikonstruktuar e Derviçanit në Dropull, do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis
Programi i Rilindjes Urbane, përmes investimeve në infrastrukturë, çdo ditë e më shumë po i rikthen qytetet e vendit në qytete dinjitoze dhe me standarde për qytetarët, por dhe për vizitorët që vijnë në vendin tonë.
Kryeministri Edi Rama, ndau sot në rrjete sociale një fotoalbum nga kantieri i punimeve që po vijon, në kuadër të Programit të Rilindjes Urbane, në zemër të Derviçanit, bashkia Dropull, në qarkun Gjirokastër.
Rama theksoi se qendra e Derviçanit do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis.
“Kantieri i Rilindjes Urbane në zemër të Derviçanit, qendrës së bashkisë së Dropullit, e cila do të mbajë emrin e Konstandinos Mitsotakis, kryeministrit të parë grek që vizitoi minoritetin pas rënies së komunizmit”, shkroi Rama.