Rama nuk ndihet mirë gjatë natës, i nënshtrohet operacionit në QSUT, zyra e shtypit: Ja gjendja e kryeministrit
Kryeministri Edi Rama ka kryer një ndërhyrje në mesnatë për heqjen e apandesitit.
Siç njofton zyra e shtypit të kryeministrit, natën e kaluar, pas kryerjes së disa testeve imazherike në qendrën spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kreu i qeverisë u diagnostikua me appendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjencës , kryeministri iu nënshtruar operacionit për heqjen e apendesiti në orët e para të mëngjesit të sotëm.
Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, shef i shërbimit të kirurgjisë në QSUT.
Sipas zyrës së shtypit ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetësore e kryeministrit paraqitet e mire.
"Natën e mbrëmshme, pas kryerjes së disa testeve imazherike në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, Kryeministri Rama u diagnostikua me appendisit akut.
Në bazë të rekomandimit të mjekëve të shërbimit të urgjences, Kryeministri iu nënshtrua operacionit për heqjen e appendisdit në orët e para të mëngjesit të sotëm. Operacioni u krye nga ekipi i mjekëve kirurgë dhe anestezistë, nën drejtimin e prof. Arben Gjata, Shef i Shërbimit të Kirurgjisë në QSUT.
Ndërhyrja konsiderohet e suksesshme dhe gjendja shëndetesore paraqitet e mirë", njofton Kryeministria.