Rama: Kavaja, peng për shumë vite nga ata që mbështeti, politika vinte me 2 gishta për vota

Rama: Kavaja, peng për shumë vite nga ata që mbështeti,

Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, deklaroi sot se opozita po kërkon të marrë sërish peng Kavajën në emër të luftës së tyre me drejtësinë dhe për hallet e tyre me të gjithë botën.

Nga Kavaja, ku kërkoi sërish votën për Redjan Kralin, Rama tha se në Kavajë dielli ka filluar të buzëqeshë përsëri, kur populli i Kavajës provoi në drejtim Partinë Socialiste.

“Dua t’u kujtoj se këtu ku jemi ne, kur ne kemi ardhur në fillim, në Kavajë, ishte një rrugë, këto pemë të bukur nuk ishin, ky bulevard i shtruar me gurë nuk ishte, të gjitha këto shtëpi ishin, por ishin shëmbëlltyra e rrënimit dhe kjo ishte pamja dhe gjendja e rrugës kryesore të Kavajës. Pjesa tjetër ishte një tmerr që vinte vërdallë dy gishtave. Ju kujtohen? Ishin si një sfurk që kishte marrë Kavajën peng për shumë vite.

Ishin si një trekëndësh, ku ishin varur shpresat, ëndrrat, nevojat e kavajsve, për të cilat askush nuk kishte asnjë përgjigje dhe politika vinte në Kavajë me 2 gishta për të marrë vota e për t’u zhdukur sërish deri në zgjedhjet e tjera. Kur unë kam ardhur si kreu i PS për herë të parë ka qenë realisht një situatë e tensionuar dhe me shumë vështirësi arritëm të hyjmë në sallë për të bërë një mbledhje, ku kishte më shumë karrige bosh se njerëz në karrige. Sepse Kavaja ishte marrë peng, ishte kthyer në pengun e pikërisht atyre që ngriti lart, mbështeti, iu dha besimin symbyllur, e prej të cilëve priti kot vite e vite”, u shpreh Rama.

Kryeministri theksoi se sot mbështetësit e PS-së janë shumë më tepër dhe atyre u janë bashkuar edhe demokratët.

EMISIONET