Rama: Jemi të pavarur në shërbimet dixhitale, por sektori privat ende s’e ka kuptuar rrezikun ndaj sulmeve kibernetike
Kryeministri Edi Rama zhvilloi sot një takim në Berat me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve, për të diskutuar mbi rrugën e bërë në këtë sektor dhe sfidat për Shqipërinë 2030 në Bashkimin Europian.
Kryeministri u ndal te masat e marra kundër sulmeve kibernetike, ku shprehu shqetësimin se sektori privat nuk po ecën me të njëjtin ritëm si sektori publik në këtë drejtim.
“Nuk duhet ta neglizhojmë në asnjë mënyrë çështjen e sovranitetit që është kthyer me shumë forcë në tryezën e diskutimit në të gjitha vendet ku tendenca për t’i pavarësuar nga shërbime globale është gjithmonë e më e fortë në funksion të mbrojtjes nga boshllëqet ku mund të penetrojnë aktorë me qëllime të këqija ndaj vendit përmes sulmeve kibernetike”, tha Rama.
Për këtë arsye, Rama theksoi se është bërë goxha progres dhe kemi iCloud-in tonë në shërbimet tona digjitale.
“Një pjesë e juaja janë të lidhur ngushtë me tregun dhe me aktorë domethënës në tregun ndërkombëtar, kjo do të thotë që janë të lidhur edhe me punën, produkte të cilat nëse janë të vlefshme dhe u shërbejnë situatave të administrimit publik jashtë Shqipërisë, nuk kanë arsye përse të mos shërbejnë dhe brenda Shqipërisë.
Kemi nevojë për çdo gjë në këtë aspekt, dhe duke mos e njohur si duhet sektorin nga brenda i referohemi çfarë njohim dhe dimë nga vitrina globale e sektorit. Kemi të gjitha arsyet të besojmë që së bashku mund edhe të angazhohemi për produkte të dedikuara që nuk janë ekzistente, por që mund të krijohen bashkërisht.
Në vend se të shkojmë të paguajmë për produkte ekzistuese që vijnë nga jashtë.
Në këtë aspekt, nuk duhet ta neglizhojmë në asnjë mënyrë çështjen e sovranitetit që është kthyer me shumë forcë në tryezën e diskutimit në të gjitha vendit, ku tendenca për tu pavarësuar nga shërbimet globale është gjithnjë e më fortë në funksion të mbrojtjes nga boshllëqet ku mund të penetrojnë aktorë me qëllime të këqija ndaj vendit përmes sulmeve kibernetike.
Kemi bërë goxha progres në këtë asket. Kemi Icloudin tonë në shërbimet tona dixhitale, jemi të pavarur. Por jam i vetëdijshëm sa boshllëqe kemi, sidomos në sektorin privat ku ka mangësi të madhe informuese dhe vetëdijes se çfarë mund të vijë nga ekspozimi ndaj sulmeve kibernetike.
Po forcojmë mbrojtjen tonë në sektorin publik, jemi të shqetësuar që sektorin provat nuk po ecën me të njëjtin ritëm. Mund të jemi një ofertë për sektorin provat duke parasysh parasysh talentet që keni arritur të mblidhni”, tha Rama.


