"Sfidat për në BE" - Rama në Berat me përfaqësues të teknologjisë dhe inovacionit: Duam ndihmën tuaj për transformimin dixhital

Në Berat këtë të premte Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me përfaqësues të teknologjisë, inovacionit dhe start up-eve.

Mësohet se ky takim i posaçëm ka në fokus rrugën e bërë dhe sfidat për “Shqipërinë 2030” në Bashkimin Europian.

Kreu i qeverisë tha se duhet të krijohet një “urë komunikimi” me 'komunitetin' teknologjik, duke shtuar që edhe shteti të bëhet partner.

“Nëse nuk arrijmë të ngremë një urë komunikimi me komunitetin tuaj, dhe të përpiqemi të mësojmë dhe kuptojmë sa më shumë nga brendësia e jetës dhe sfidave të komunitetit tuaj.

Pasi jam i bindur që nëse krijojmë një sinergji duke u përpjekur duke vënë në dispozicion mjetet që kemi, patjetër që mund të krijojmë edhe më shumë hapësirë, brumë për të pjekur në këtë furrë të re.

Kështu që çka i kam kërkuar ministres për Sipërmarrjen është që duke ftuar një numër prej jush, dhe duke përfshirë edhe një numër prej nesh, të kemi një ditë si kjo, dhe të trajtojmë në mënyrë sa më shumë shteruese, problematikat e kësaj bote të re që është krijuar në vendin tonë, duke folur për kapitalin njerëzor, dhe përshtatjen e aftësive, për transformmin dixhital dhe qeverinë elektronike, për të gjitha segmentet sektoriale dhe pozicionimin konkurrues, financimin sektorial, për integrimin ndërkombëtare, aksesin në tregje dhe gadishmërinë për eksport dhe të kuptojmë sesi këtë ndërveprim ta ngremë në një nivel të një komunikimi konstant, kur të mos i mbetet as rastësisë dhe as një pikë takimi në kohë.

Mundësia për të shprehur qoftë shqetësime, ide edhe propozime për bashkëpunim. Ne kemi filluar të kuptojmë se si mund të bëhemi partnerë të drejtëpërdrejtë me ju”, theksoi Rama.

Ne kete linje Rama propozoi ngritjen e një Këshilli ose Forumi ku të mblidhen 3 herë në vit për të diskutuar.

“Ja vlen të kemi një Këshill, një forum, ku të mblidhemi të paktën 3 herë në vit për të diskutuar mbi çështjet dhe të rejat, qoftë për mirë qoftë për keq, të katërmujorit të mëparshëm, natyrisht nëse ju jeni dakord”, tha Rama.

BATUTAT

Në takimin me përfaqësues të teknologjisë në Berat, kryeministri Edi Rama nuk kurseu batutat. Teksa iu kërkoi që të shprehen lirisht dhe të japin sugjerime në këtë takim, kreu i qeverisë tha me shaka se ata mund të hakmerren ndaj qeverisë duke e sulmuar kibernetikisht nëse nuk iu pëlqen ndonjë gjë.

“Këtu ne ju kemi ftuar që të na flisni shumë hapur, juve e keni edhe lirinë që të thoni atë që doni dhe mendoni se nuk keni asnjë varësi nga ne. Dhe dispononi edhe instrumenta që mund të na bëni dëm nëse doni të merrni hak për ndonjë komunikim të papërshtatshëm nga ana jonë. Të na e bëni dëmin dhe pa e kuptuar se na e bëni dëmin dhe ta shijoni me talentet që keni duke parë se si na bllokoni”, tha Rama.

EMISIONET