Qiraxhi: Të rinjtë shohin se suksesi në Shqipëri nuk varet nga arsimimi apo talenti, por nga tesera e partisë
Cilësia e stafit akademik dhe procedurat e rekrutimit në universitetet shqiptare u vendosën nën lupën e kritikës gjatë emisionit “Epiqendër” në “Ora News”, ku të ftuarit denoncuan ekzistencën e pedagogëve të cilët, sipas tyre, jo vetëm që nuk meritojnë të japin mësim, por kanë mangësi thelbësore në formimin e tyre profesional.
Statistikat e përmendura gjatë bisedës ishin alarmante: numri i studentëve është përgjysmuar gjatë dhjetë viteve të fundit. Kjo "dramë kombëtare", dhe kjo sipas tyre nuk është e rastësishme. Ajo është rezultat i humbjes së besimit te vlera e diplomës shqiptare.
Migen Qiraxhi analizoi strukturën e incentivave në shoqërinë shqiptare, duke shpjeguar se të rinjtë shohin se suksesi në Shqipëri nuk varet nga arsimimi apo talenti, por nga tesera e partisë për punësim në administratë, ose nga lidhjet korruptive në sektorin privat.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “EPIQENDËR” NË “ORA NEWS”

