Qeveria e re ''Rama 4''/ Gjyli: Futja në kabinet e teknicienëve e pritshme, e nevojshme për rrugëtimin drejt BE

Analistja, Arsejda Gjyli në një intervistë në Ora News u shpreh se futja në kabinetin qeverisës të teknicienëve pritej si një lloj nevoje e procesit të rrugëtimit të Shqipërisë në BE.

Gjyli: Ishte pak surprizuese e gjithë procedura.

Flitej rëndomtë në media që do kishte një lojë pak a shumë shahu në mënyrën se si do të bëhej largimi apo vendosja e të rinjve.

Ajo që u kuptua është pak a shumë ajo që arritëm edhe ne të parashikonim në studio që do kishte një lloj miksimi mes kabinetit ekzistues të cilët mbase do të mbanin pozicionet ekzistuese ose jo.

Dhe nga ana tjetër futja në kabinet edhe e teknicienëve dhe ajo që pritej në një farë mënyre si një lloj nevoje e procesit të rrugëtimit të vendit në BE e cila kërkon si proces teknik që në përbërje të kabinetit qeveritar të kishte edhe teknicienë në përbërje.

EMISIONET