Rama e fshiu nga Partia/ Veliaj rekurs për herë të dytë në Gjykatën e Lartë kundër masën së sigurisë “arrest me burg”

Rama e fshiu nga Partia/ Veliaj rekurs për herë të dytë

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka bërë rekurs në Gjykatën e Lartë për masën e sigurimit. Veliaj kundërshton vendimin e Apelit që e la në qeli. Gjyqtare relatorë për çështjen në fjalë do të jetë Albana Boksi.

Kujtojmë se çështja ndaj Veliaj është dërguar për gjykim nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar.

Veliaj akuzohet për pesë vepra penale, korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie, shpërdorim detyre dhe futje e sendeve të ndaluara në qeli.

Edhe bashkëshortja e Veliajt, Ajola Xoxa akuzohet për veprat penale korrupsion pasiv në 9 raste, pastrim parash, fshehje pasurie dhe mosdeklarim i të ardhurave.

Për gjykim janë dërguar edhe 16 persona të tjerë, biznesmenë dhe të afërm të çiftit Veliaj-Xoxa. Mes tyre edhe ish-deputetja socialiste, Klotilda Bushka.  

Ndërkohë duket se fati i Erion Veliajt do të jetë larg Bashkisë së Tiranës. Kryeministri Edi Rama kërkoi që këshilltarët bashkiakë të Partisë Socialiste në Bashkinë e Tiranë të nisin procesin që ta shkarkojnë Veliajn duke i hapur rrugën zgjedhjeve të parakohshme. Si kandidate, Rama propozoi Ogerta Manastirliun.

EMISIONET