PS miraton ligjin për Akademinë, Zhupa akuzon mazhorancën: Mbledhje klandestine, s’na njoftuan!

Pasi deputetët socialistë në Komisionin për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik miratuan me votat e tyre ndryshimin e ligjit për Akademinë e Shkencave, deputetja demokrate Ina Zhupa deklaroi se mbledhja është bërë në shkelje të rregullores.

Ajo deklaroi se deputetët e PD nuk ishin në dijeni të mbledhjes, duke e cilësuar si një ‘puç institucional’.

“Nuk ka një shkresë të protokolluar, të gjithë deputetët duhet të njoftohen nga stafi i Kuvendit, dhe mua nuk më ka njoftuar asnjë. Nuk mund të bësh mbledhje klandestine.

Kishin marrë 4 deputetë zëvendësues mosha mesatare mbi 75 vjeç, në të njëjtën linjë me ndryshimet që duan t’i bëjnë Skënder Gjinushit. Ky parlament sot ka një njollë turpi”, tha ajo.

EMISIONET