PS “merr në mbrojtje” Ramën, Kuvendi rrëzon kërkesën e Bashës për interpelancë lidhur me akuzat e Ahmetajt
Pak orë para nisjes së seancës plenare të kësaj të hëne, Partia Demokratike e drejtuar nga Lulzim Basha kërkoi interpelancë urgjente me kryeministrin Edi Rama pas akuzave që Arben Ahmetaj bëri për çështjen e inceneratorëve.
Ka qenë Arbi Agalliu, sekretari i grupit të PD, ai që depozitoi kërkesën në Kuvend për interpelancë urgjente.
Por për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla, kjo kërkesë është e pabazuar dhe si e tillë u rrëzua.
Në një intervistë nga arratia të enjten e kaluar, ish-zëvendëskryeministri Arben Ahmetaj lëshoi akuza në drejtim të qeverisë “Rama” dhe konkretisht ndaj kryeministrit dhe Erion Veliaj. Ai tha se po përdorej si kokë turku dhe se procesi ndaj tij ishte politik.
SITUATA TE KUVENDI


