“Hapu pak!” Përplasje te hyrja e Kuvendit/ Garda ndalon deputetët e opozitës të futen në seancë plenare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 5 Shkurt 2024, 16:56
Një grup deputetësh të opozitës janë ndaluar që të futen brenda sallës së kuvendit ditën e sotme.
Ata janë bllokuar nga Garda e Republikës e cila ka krijuar një kordon në hyrje të sallës ndërsa nuk i lejon të futen brenda.
Deputetët Ervin Salianji, Dashnor sula, Albana Voshki, Gazment Bardhi, Asllan Dogjani, Flamur Noka, Ina Zhupa, Petrit Vasili dhe të tjerë janë duke u përplasur me efektivët.

