PS fiton 83 mandate, Ervin Demo: Qarku i Beratit me rezultat spektakolar

Partia Socialiste pas përfundimit të numërimit të votave brenda vendit në zgjedhjet parlamentare më 11 maj, dhe teksa pritet të mbyllet dhe numërimi i votave të Diasporës është forca që ka fituar 83 mandate në Kuvend.
Në Berat socialistët siguruan 5 mandate nga 7 që numëron ky qark.
Drejtuesi politik i PS-së, njëherësh dhe kryetar i Bashkisë së Beratit, Ervin Demo në një intervistë për “Ora Neës” e cilësoi këtë trimf si rezultat spektakolar.
“Fitorja në Berat shënoi një rezultat spektakolar për Partinë Socialiste, e cila u përball për herë të parë me PD-në dhe PL-në që ishin në një koalicion të përbashkët dhe arritëm atë që pak kush e besonte se do ta kishim”, u shpreh Ervin Demo.
NDIQNI INTERVISTËN E PLOTË

