Spahiu i shtrin dorën opozitës: Të ndalin thyerjen e karrigeve dhe të punojmë për integrimin në BE

Spahiu i shtrin dorën opozitës: Të ndalin thyerjen e karrigeve

Përmes një interviste në Ora News, deputetja socialiste Klodiana Spahiu tha se tashmë opozita nuk duhet të thyejë më karrige në Kuvend, por duhet të bashkohet me PS-në për integrimin në BE.

Spahiu: Vërtetë mbështetja tregon edhe një herë që ata që na votuan treguan se e duan Shqipërinë në BE brenda këtij mandati. Shpresoj që kjo fitore që të bëhet në një frymëzim për deputetët e rinj në kuvend për të bërë sa më mirë detyrën e tyre, në mënyrë që këtë përgjegjësi që kemi t’ia shlyejmë qytetarëve tanë.

E dëgjova Berishën dhe mendoj se opozita duhet t’i japë fund pengesës që i ka bërë vendit për integrimin. Nuk mund të vazhdojmë që të thyejmë karrige në kuvend, por duhet të bëhemi bashkë për në BE.

 

EMISIONET