Protestë dhe reforma, Baçi zbulon “planin” për 20 shkurtin: Basha, i pabesushëm në ofertë dhe në atë që bën në favor të PS-së

Deputeti i Partisë Demokratike Luan Baçi deklaron se tashmë procesi i bashkimit të demokratëve ka përfunduar dhe sipas tij opozita është më e fortë se kurrë.

Por nga ana tjetër në intervistën e tij dhënë në studion e lajmeve në “Ora News”, Baçi nënkupton se nuk ka asnjë bashkim deri tani me fraksionin e Lulzim Bashës.

“Rrugët janë të hapura për çdo afrim, pasi kam respekt për çdo koleg që ka dalë nga ajo listë në vitin 2021. Por, deklaratat e z. Basha vijojnë të jenë mashtrime dhe se oferta e tij është qesharake, pasi ai është pjesë e lojës së Ramës.

Edhe veprimet e tij janë të qarta pavarësisht deklaratëve, ai vepron në drejtim të kundërt.

Ndërsa thotë se mbështet çdo protestë të qytetarëve, ai futet në Kuvend më herët se të gjithë dhe shkon bashkë me mazhorancën dhe voton ato që kërkon mazhoranca. Dhe në këtë kuptim ai është i pabesueshëm në këtë kuptim.

Protesta e 20 shkurtit qe do te nise ne 17:30 është një nismë që vjen në kohë të vështira për vendin, i cili përballet me një krizë të paprecedentë ekonomike që ka çuar në shpopullimin e vendit.

Po ashtu, kemi mashtrimin e qeverisë me studentët e universiteteve. Po ashtu është një protestë për fermerët që janë më të persekutuarit në këtë periudhë.

Të vijnë të gjithë në Tiranë, me gjithë mjetet që ato kanë dhe të bllokojnë çdo rrugë të vendit çdo ditë deri në realizimin e kërkesave të tyre dhe reflektimin e kësaj qeverie që tallet me ta.

Natyrisht protesta ndryshon shumë gjëra. Numri i madh i qytetarëve në shesh, kërkesat dhe vendosmëria e tyre për të ndryshuar dhe për t’i treguar kësaj qeverie që janë në minorancë tashmë, dhe jo në mazhorancë”, theksoi ndër të tjera ligjvënësi demokrat, Luan Baçi.

EMISIONET