PS ndryshon 2 nene, ligji për lojërat e fatit do të kthehet për votim në Parlament

Ligji për lejimin e lojrave të basteve online në Shqipëri do të rikthehet për votim në parlament.

Pas tërheqjes nga votimi në seance, grupi parlamentar i partisë socialiste ka vendosur të ndryshojë të paktën dy nga 33 nenet.

Sipas këtyre propozimi, kompania që do të kërkojë të marrë licensën në Shqipëri duhet të ketë të paktën një aksioner që e ka ushtruar aktivitetin në jo më pak se tre shtete të be.

Madje në këtë rast ai duhet të zotërojë 30 për qind të subjektit që do të aplikojë.

Në këtë rast do të paraqiten edhe balance ku subjekti ose një nga pronarët të ketë qarkulluar të paktën 2 miliardë lekë xhiro nga lojrat e fatit në vitin e fundit financiar.

Një shtesë është bërë edhe sa i përket fondit të rithemelimit, ku do do të dekjalohen së paku 40 milionë lekë nga 20 që ishte në projektin e parë.

Mazhoranca propozon që Organizatoret e basteve të mos lejohen qe te sponsorizojne skuadrat sportive, kjo për të mos ndikuar në rritjen e numrit të lojtarëve.

Ndërsa Presidenti i FSHF edhe ai i Komitetit Olimpik jane hequr nga komisioni mbeshtetes i projekteve, qe do të merret me menaxhimin e te ardhurave.

Rihapja e lojrave të basteve online u kërkua pas të dhënave se ato zhvilloheshin në mënyrë të paligjshme

EMISIONET