Protesta te bashkia/ Pano: Nuk shantazhohemi përballë presioneve, Tiranës nuk i duhet Veliaj por qytetarë të ndershëm

Protesta te bashkia/ Pano: Nuk shantazhohemi përballë presioneve,

Këshilltari i opozitës në Bashkinë e Tiranës, Jonathan Pano, thotë se protestat e përjavshme të opozitës përpara Bashkisë, tregojnë se qëndrestarët e vërtetë nuk shantazhohen përballë presioneve të vazhdueshme të pushtetit.

Gjatë fjalës së tij, në protestën e radhës para Bashkisë së Tiranës, ku kërkohet dorëheqja e kryebashkiakut, Erion Veliaj, Pano tha se është koha për t’i thënë ‘Jo’ projekteve oligarkike të Ramës  që synojnë, grabitjen e pronave publike të qytetarëve.

Pano: Kjo tregon se nuk shantazhohemi përballë presioneve. Ishim në mbledhje në Këshillit bashkiak.

Shkova duke pritur gjëra të mira për Tiranën. Dhe shprenësimet e bonusi i qirasë të jepeshin në çmimin real të pronës.

I thanë po betonizimit të Tiranës, për të rijetëzuar stadiumin e ri të Tiranës, Selman Stermasi.

Jo duke pasuruar oligarkët e Edi Ramës dhe të lidhur me pushtetin që marrin pronat publike. Ne u themi jo këtyre projekteve. Ne u themi po zhvillimit e kthimit të dinjitetit të Tiranës.

Tiranës s’i duhet Rama, Veliaj e PS, i duhen qyetatrë të ndershëm që do punojnë për interesin e lartë të qytetarëve që kanë zgjedhur të jetojnë këtu.

Në 557-vjetorin e vdekjes së heroit Gjergj Kastrioti Skëndërbeu, do e mbyll me një shprehej: S’ka asnjë shtet të fortë e të shëndoshë, ku në mes hyjnë grindet e mëritë.

Lë të mbështesim njeri-tjetrin, me një PD më të fortë për t’i qeverisur mirë e me dinjitet.

 

EMISIONET