Protesta te bashkia/ Mos bllokimi i rrugës, Balliu: Nëse doni të jeni policia e pushtetit, prisni përgjigjen e popullit...

Opozita zhvilloi gjatë ditës së sotme protestën e radhës para bashkisë së Tiranës.
Ata akuzuan kreun e kësaj bashkie si hajdut dhe pronarin real te inceneratorit të kryeqytetit.
Klevis Balliu: Nuk e kuptoj pse Policia e Shtetit kërkon të krijojë këtë konflikt të protestuesve me qytetarët.
Dhe nuk e kuptoj se në cilin vend të botës Policia e Shtetit kërkon që të ketë gjakderdhje dhe sherr, përplasje dhe grushta të qytetarëve me njëri - tjetrin.
Në çdo vend të botës Policia e Shtetit ka për mision të mbrojë qytetarët dhe jo ti provokoje ata me luftë me njëri tjetrin dhe me përplasje.
Kjo protestë është e njoftuar dhe minimalisht Policia e Shtetit duhet ti sigurojë qytetarëve të drejtën për të protestuar.
Dhe nëse jeni Policia e Shtetit, zbatoni ligjin dhe krijoni mundësinë që qytetarët të protestojnë.
Në qoftë se doni të jeni policia e pushtetit, pastaj prisni përgjigjen e popullit ndaj pushtetit dhe policisë së pushtetit se kjo nuk mund të vazhdojë pafundësisht.

