PËRGJIMET NË BURG/ Myzyraj: Erion Veliaj kërcënoi Ulsi Manjën me vr*sje, pse ngjarja kaloi në mënyrë periferike?
Gazetari Isa Myzyraj i ftuar në studion e emisionit “Ora e Betit” në “Ora News”, hodhi dyshimet e tij mbi hetimet që po zhvillohen ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj të arrestuar prej dy muajsh si person me rrezikshmëri të lartë dhe nën hetim për një sërë veprash të rënda penale.
Sa i përket kontrolleve të ushtruar te “Kodra e Diellit” në banesën e aktorit dhe investitorit strategjik Gazmen Paja, banesë e cila rezulton të jetë në pronësi të çiftit Veliaj Xoxa, Myzyraj tha se ende nuk ka një informacion zyrtar për këtë kontroll.
“Ajo që është e sigurt që agjentët e BKH-së është fakti që është bërë një kontroll në banesën ngjitur me atë të Erion Veliajt, thuhet se është banesë e humoristit dhe investorit strategjik Gazment Paja, i cili në cilësinë e personit publik nuk ka bërë asnjë sqarim se kujt i përket kjo banesë.
Sepse aty flitet që banesa ku ai ka jetuar është me të vërtetë e Erion Veliajt, i cili në këto zgjedhje do të votojë në Bashkinë e Durrësit dhe jam shumë kurioz se kujt prej kandidatëve të listës së hapur do t’ia japë votën.
Pra, ajo çfarë shihet tek zoti Veliaj, jo vetëm që nuk u përmend në mitingu e hapjes së fushatës së PS-së, por kthesa më e çuditshme është ajo e z. Rama me mbivlerësimin e Altin Dumanit, që ashtu si z. Rama besoj se është person i ndershëm, por e thënë kjo nga Rama, kur organizonte konventa kundër SPAK-ut, pra ky është standardi.
Krijoi z. Rama një standard që ç’orientoi gjithë Shqipërinë, ku e ftoi znj. Bushka e cila është duke u hetuar nga SPAK hajde na jep shpjegime; e mori Rektorin e Bujqësorit hajde shaj SPAK-un para nesh, pra z. Rama para se ta vlerësojë Dumanin duhet të na sqarojë se çfarë ndryshoi tek ai.
Por besoj se z. Rama ndryshoi teksa ka parë përgjimet kur pa se Erion Veliaj i ka marrë të gjithë me radhë duke e kërcënuar ministrin e tij të Drejtësisë, duke e kërcënuar madje me vrasje Ulsi Manjën, se kjo ka kaluar si ngjarje krejt periferike.
Por ajo mbytja me thonj që flet Erion Veliaj është kërcënim me vrasje që i bëhet ministrit të Drejtësisë së Shqipërisë dhe kryeministri i cili e ka emëruar këtë ministër nuk reagon.
Përgjimet e Erion Veliajt treguan se ato çfarë thotë ai janë kërcënime me vrasje: ka thënë do ta zhduk atë. Flet një njeri që është në një pozitë shumë të favorshme, pasi zotëria në fjalë është kryetar i bashkisë më të madhe të vendit, është kryetar i PS-së në Tiranë, sot që flasim ai ka të drejtë firme”, u shpreh ndër të tjera gazetari Isa Myzyraj.
NDIQNI EMISIONIN E PLOTË “ORA E BETIT” NË “ORA NEWS”