Balaj: Fushata e Ramës është modeste, “tallavaja” e vërtetë është në Kuvend

Gazetari Anri Balaj, i ftuar në emisionin "Ora e Betit", në "Ora News" dha vlerësimin e tij mbi stilin dhe përmbajtjen e fushatës së kryeministrit Edi Rama, duke e konsideruar më modeste dhe të mbështetur në elementë kulturorë krahinorë.

" Mua më duken modeste ndryshe nga herët e tjera me atë pompozitetin e këtyre tubimeve të mëdha. Besoj se Rama zgjodhi pjesë të turbofolkut, ca e quajnë tallava por nuk ishin tallava. Nëse themi tallava thyejmë disa nga elementë artistikë. Ka shumë elementë që unë personalisht nuk i përqafojë si vepra artistike, por ka disa elementë të tjerë krahinor që mua më pëlqejnë.

Dhe tek pjesëmarrësit është më shumë për të dhënë atë idenë që 12 qarqet nga një pjesë kulturore të secilit qark.

Sot media është e lirë, gjithsekush jep mendimin e vetë. Që të themi e të presim llogaridhënie nga Rama nuk kemi nevojë sepse kemi një raport edhe nga drejtësia shqiptare që thotë që ky zotëria ka kaq zyrtarë në burg dhe nuk kam pse ta pres unë të ma jap Rama.

Nëse të gjithë varësit dhe ish-varësit e tij janë arrestuar dhe do të japin llogari para drejtësisë, me një format tjetër duam apo s'duam ne.

Pjesën më të madhe të tallavasë që dua të shkëpusë unë është tallavaja që bëhet në Kuvend. Flitet, këndohet, vendoset e njëjta kasetë, mbaron kaseta ikin të gjithë në shtëpi të lumtur", u shpreh Balaj.

EMISIONET