Presidenti Begaj: Komisar Gani Malushi do të kujtohet për luftën pa kompromis me bandat

Presidenti Begaj: Komisar Gani Malushi do të kujtohet për luftën

Presidenti Bajram Begaj nëpërmjet një statusi në “Facebook”, ka përkujtuar dëshmorin e Atdheut, komisar Gani Galushin.

Begaj shprehet se Malushi do të nderohet gjithmonë si shembull frymëzimi për Policinë e Shtetit.

"Dëshmori i Atdheut, Komisar Gani Malushi do të nderohet gjithmonë si shembull frymëzimi për Policinë e Shtetit.

Do të kujtohet me respekt për luftën pa kompromis me bandat e krimin. Profesionistë si ai lartësojnë figurën e Policisë së Shtetit dhe rrisin besimin tek ajo", shkruan në mesazhin e tij, Presidenti Bajram Begaj.

EMISIONET