“Plehrë, i paudhë, dembel”/ Ministrja Kumbaro nuk i mban nervat dhe kërcënon: Po të gjetëm...

“Plehrë, i paudhë, dembel”/ Ministrja Kumbaro nuk i mban

Në zellin për t’i ngjarë liderit të tyre, ministret e qeverisë përdornin hera-herës një gjuhë të denjë për kafene, për të mos thënë fjalor rruge.

Këtë herë është ministrja e Turizmit Mirela Kumbaro, e cila quan plehra qytetarët që lënë qeset jashtë koshave të mbeturinave në qytetin e Vlorës.

Teksa ka postuar një foto, me një shkrim të tejmbushur jo vetëm me gabime drejtshkrimore, por dhe plot mllef, Kumbaro ka shkruar fjalën "plehrë", të cilën e ka zevendësuar më pas me "i paudhë", për dikë që ka lënë qesen e plehrave ngjitur me koshin./Fax

“Plehrë, i paudhë, dembel”/ Ministrja Kumbaro nuk i mban

Pak javë më parë Kumbaro u bë virale me postimin e saj për çadra falas për qytetarët në plazhe, pas orës 19:00 të mbrëmjes, postim për të cilin pretendoi se ishte një fotomontazh, dhe nuk ishte publikuar asnjëherë nga ajo.

EMISIONET