Prej 21 tetorit në burg, SPAK do të marrë në pyetje Ilir Metën, ja kur do paraqitet para prokurorëve

Prej 21 tetorit në burg, SPAK do të marrë në pyetje Ilir

Nesër SPAK pritet të marrë në pyetje ish-presidentin Ilir Meta.

Bëhet me dije se Meta do të merret në pyetje në orën 10:00.

Mësohet se Ilir Meta do të pyetet në cilësinë e personit nën hetim.

I pranishëm do të jetë edhe avokati i tij Genci Gjokutaj.

Ish-presidenti Ilir Meta, aktualisht kryetar i Partisë së Lirisë në opozitë, akuzohet nga Prokuroria e Posaçme për tre çështje korrupsioni; për dosjen e njohur si CZ-DIA, për përfitimin e vlerave monetare në këmbim të influencës së ushtruar në favor të një kompanie telekomunikacioni si dhe për marrëdhënien e dyshuar korruptive me nje bizmesmen, për marrjen përsipër të ndryshimit në favor të tij, të një ligji në Kuvendin e Shqipërisë.

Meta akuzohet gjithashtu për kontratat e konsulencës dhe lobimit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pastrimin e produkteve të veprës penale në blerjen e një shtëpie në Tiranë si dhe mosdeklarimin e shpenzimeve mjekësore për periudhën 2013-2019.

Ai u arrestua bazuar në rezultatet e këtyre hetimeve dhe gjendet në paraburgim.

Meta i ka mohuar akuzat dhe ka kërkuar revokimin e masës së sigurisë në gjykatë.

Akuza të ngjashme ka ngritur SPAK edhe ndaj deputetes Monika

Kryemadhi, njëherazi bashkëshorte dhe bashkëpunëtore për dekada e Metës, të cilët ndodhen tashmë në një proces divorci. Kryemadhi po hetohet në gjendje të lirë.

Ish-kreu i AKEP, Pirro Xhixho ndodhet detyrim paraqitje për akuzën e korrupsionit pasiv. Në të njëjtën masë sigurie po hetohet për pastrim parash edhe Ema Çoku, një financuese e LSI-së.

EMISIONET