''Po luan sulmet e fundit'', Mesi: Lobimi mund t'i shërbejë Veliajt për të ruajtur imazhin e 'djalit të mirë'

Gazetari, Herion Mesi i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se Erion Veliaj po luan sulmet e fundit që i kanë ngelur dhe se kontratat me kompani lobuese mund ti shërbejnë Veliajt për të ruajtur imazhin e ‘djalit të mirë’.

Mesi: Besoj se Veliaj është në sulm.

Po luan sulmet e fundit ndoshta që i kanë ngelur.

Bëhet fjalë për një seancë në datën 8 korrik në gjykatën e Lartë dhe këto përpjekjet për kompani lobuese apo PR i shikoj që Veliaj mendon se do dalë nga burgu dhe ky lloj lobimi mund ti shërbejë për të ruajtur atë imazhin e ‘djalit të mirë’ apo ‘lali Erit’.

Meqë jemi tek pjesa e PR po të hyjmë në faqen zyrtare të Veliajt këtu e 4 muaj ka mesatarisht 1 postim në ditë.

Heqim pjesën e parë të fushatës anti Olsi Dado e anti SPAK por është prapë në atë vazhdë.

Kemi dy kompani lobuese të cilat do marrin lekët e taksapaguesve të Tiranës por merr paratë e Veliajt ku të paktën për kontratën me kompaninë amerikane dihet një shifër, kurse me këtë kontratën e fundit nuk dihet asnjë shifër se sa është pagesa dhe këtu mendoj se po bëhet përpjekja për të ruajtur imazhin pasi të dalë.

Ashtu si e lexoj unë, në këto përpjekje është që Veliaj mund të mendojë lirimin me datë 8.

EMISIONET