Raporti për Veliajn/ Likmeta: Përpjekje për të keqinformuar opinionin ndërkombëtar

I ftuar në emisionin "Ora e Betit" në "Ora News", gazetari Besar Likmeta komentoi raportin e publikuar nga dy studio ndërkombëtare në lidhje me çështjen e kryebashkiakut Erion Veliaj, duke e cilësuar atë si një përpjekje për të ndikuar në opinionin publik dhe jo si një dokument me bazë ligjore të vlefshme.

"Raporti që kanë publikuar këto dy studio të mirënjohura ndërkombëtare, është më shumë një raport më shumë për median sesa një raport ligjor. Ai mbledh një seri faktesh përsa i përket çështjes së zotit Veliaj, por që nuk janë të lidhura drejtpërdrejtë me akuzat penale që rëndojnë me zotin Veliaj.

Është më shumë një përpjekje për të keqinformuar opinionin ndërkombëtar sesa një mbrojtje dce facto përballë akuzave që rëndojnë mbi kryebashkiakun e Tiranës.

Për shembull merren fakte dhe nxirren jashtë konteksti ose citohen media shqiptare online që janë të lidhura drejtpërdrejtë me PS ose me zotin Veliaj si referencë për atë që ka ndodhur.

Nuk ka asnjë dokument ligjor që i referohet vendimi përveç një bashkimi të ligjeve të Konventës së të Drejtave të Njeriut, një vlerësim mbi Konventën e të Drejtave të Njeriut Europiane e bashkuar gjithashtu me një vlerësim mbi ligjet amerikane përsa i përket pagesave për masën e sigurisë ose lirimit me kusht, që është diçka e panatyrshme.

Referohen të dhëna mbi sanksionet që vendosen % e sanksionimit me masë sigurie nga Gjykatat shqiptare por nuk thuhet që kjo nuk reflekton ato shifrat ose përqindjet e masës së sigurisë të vendosura nga Gjykata e Posaçme e cila është e ngarkuar me vlerësimin e masës së sigurisë së Veliajt", u shpreh Likmeta.

EMISIONET