“Po i hiqni të drejtën Nesti Angonit për të drejtuar një Komision Parlamentar” Këlliçi ironizon PS: I keni hyrë në hak kolegëve tuaj përfaqësues të bandave
Deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka deklaruar në Kuvend se nuk do të mbështesë propozimin për ndryshimin e rregullores, duke e konsideruar procesin të njëanshëm.
Deputeti i PD ironizoi faktin që po diskutohen komisione të përhershme parlamentare për çështje të tjera, ndërkohë që sipas tij, mazhoranca po shmang temat kyçe si krimi i organizuar dhe lidhjet me politikën.
Ai shtoi se një komision i tillë duhej të ishte njëpartiak, për të zbuluar të vërtetat lidhur me përfaqësuesit politikë të lidhur me grupe kriminale në qarqe të ndryshme.
“Unë e kam të pamundur të votoj pro ndryshimit të kësaj rregullore për aq kohë sa nuk shoh një komision të domosdoshme të marrëdhënieve me kartelet e drogës dhe me grupet e strukturuara kriminale, duhet të jetë një komision një partiak dhe ku ju po i hyni në hak anëtarëve dhe kolegëve tuaj përfaqësues të bandave të qarkut Elbasan, Durrës, Shkodër e Tiranë. Ju po i hiqni të drejtë Nesti Angonit që e keni në grupin tuaj parlamentar që të jetë kryetari i një komisioni të përhershëm”, tha nder te tjera deputeti i PD-së.

