Pirro Vengu në Tetovë takon Ali Ahmetin/ E cilëson si figurë historike dhe pikë reference për shqiptarët në rajon

Pirro Vengu në Tetovë takon Ali Ahmetin/ E cilëson si figurë

Deputeti i Vlorës, Pirro Vengu, ka zhvilluar një takim në Tetovë me liderin e Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Gjatë vizitës, Vengu e cilëson Ahmetin si një figurë të rëndësishme politike për shqiptarët në Maqedoninë e Veriut dhe një pikë reference në zhvillimet politike në rajon.

Sipas tij, përvoja dhe roli i Ahmetit mbeten të rëndësishme edhe në kohët e sotme.

Në mesazhin e tij, Vengu vlerëson nevojën që faktori shqiptar në Maqedoninë e Veriut të vazhdojë të luajë rol në stabilitetin e vendit, në përfaqësimin politik dhe në proceset e integrimit europian.

Ai e përshkruan takimin si një bisedë ku është diskutuar për sfidat e rajonit dhe për rëndësinë e bashkëpunimit politik mes shqiptarëve në të dy anët e kufirit.

Në përfundim të vizitës, Vengu shpreh mirënjohje për mikpritjen dhe e konsideron këtë takim si një shkëmbim të vlefshëm përvoja mbi zhvillimet politike dhe rajonale.

 

EMISIONET