Përplasja e ashpër për Vulën e PD-së, Shehi: Gjykata të fliste më herët, do ishin sheshuar debatet
Lidhur me përplasjen e krijuar së fundmi mes demokratëve nga vendimi i Gjykatës së Apelit dhe nga dorëheqja në tentativë e Lulzim Bashës nga drejtimi i PD-së, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi u shpreh se kjo situatë nuk do të kishte ndodhur nëse drejtësia do fliste më herët.
“Nëse gjykata do kishte folur para një viti, atëherë secila nga palët do kishte marrë masat e veta, problemet do ishin të sheshuara tani dhe ne si opozitë do ishim duke menduar vetëm për zgjedhjet.
Them se këtë situatë e stimulo pikërisht vonesa e drejtësisë”, u shpreh Shehu.