Beqa i kthehet avokatit: Postin e kryetarit e zgjedh Këshilli Kombëtar, Alibeaj i paligjshëm. Sefa: Kështu vepron edhe PS
I autorizuar nga Basha për kryetar të PD-së, Sefa: Edhe PS-ja kështu ka vepruar, s’ka pse të bëhet kaq madhore
I ftuar në emisionin “Ora e Betit” në RTV Ora ishte Indrit Sefa avokat dhe përfaqësues ligjor i PD-së së Alibeajt, shpjegoi se pse ky i fundit është ende një person i autorizuar nga Lulzim Basha për të bërë kryetarin e PD-së.
“Nuk është kërkuar ndonjëherë shpjegim për autorizimet për procedurat ligjore. Edhe partia Socialiste ka funksionuar kështu. Nuk ka ndonjë gjë për t’u shqetësuar dhe s’ka pse të bëhet kaq madhore. Kryetari i një partie mund të jetë duke bërë fushatë dhe nuk mund të jetë në zyrë çdo dy orë.
Alibeaj është nënkryetar me detyrën e kryetarit, dhe këtë do ta bëjë edhe për disa kohë. Pasi është i vetmi nënkryetar që është ende në parti pasi të tjerët janë larguar nga postet. Dorëheqja e Bashës është dorëheqje publike. Nuk ka nevojë të ketë vendim Këshillit Kombëtar, pasi ai vendos kur ka shumë kandidatura, në këtë rast kemi vetëm një”, tha Sefa.
Ndërkaq politologu Mentor Beqa u shpreh se kjo është e paligjshme pasi kryetarin e zgjedh Këshillin Kombëtar, pavarësisht ka apo jo kandidatura.
“Ky Këshill nuk është mbledhur asnjëherë dhe kjo e bën Alibeajn të vetëshpallur kandidat. Dhe e dyta nuk mund të ketë dorëheqje publike Lulzim Basha, por ka akte ligjore edhe për këto akte”, tha Beqa.