Tiranë, 224 kuti te numëruara nga 941/ Veliaj kryeson përballë Këlliçit, Bejko në garë me Qorin

Ka nisur procesi i numërimit edhe në Tiranë, ku nga 941 qendra votimi në total, deri më tani janë numëruar 212 prej tyre.

Sipas rezultateve paraprake nga KQZ, kandidati i PS, Erion Veliaj ka marrë deri më tani 34196 vota, ose 53.34 %

Sakaq, kandidati i koalicionit “BF”, Belind Këlliçi ndjek në vendin e dytë me 22654 vota ose 35.33 %

Më tej kandidatët e partive të tjera, më konkretisht Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka marrë 3225 vota, Roland Bejko i PD-së me 2924 vota.

Nga ana tjetër Lajla Përnaska e PDIU ka siguruar 561 vota, ndërsa Marko Dajti i Frontit të Majtë ka 553 vota.

EMISIONET