Për 100 mln eurot e koncesionit të sterilizimit, Ilir Beqajt ia ka fajin prapë ... “Saliu”. Ish-ministri: Pse s’e heton atë SPAK-u?

Në një kohë që opinioni publik është në pritje të zhvillimeve që po sjellin hetimet e Prokurorisë së Posaçme lidhur me koncesionin korruptiv prej 100 milionë eurosh të sterilizimit, ish-ministri përgjegjës i Shëndetësisë Ilir Beqaj, vijon reagimet e tij duke u justifikuar në publik se ai koncesion ishte nevojë, pasi siç thotë ai në një reagim të dytë të sotëm, QSUT-ja në kohën kur kryeministër ishte Sali Berisha ishte një vend ku sëmureshe.

Edhe pse nuk ka një padi penale për këtë ccështje ndaj paraardhëseve të tij në Ministrinë e Shëndetësisë, Beqaj shpreh habinë e tij se pse SPAK-u nuk i heton ata duke filluar nga Sali Berisha, Tritan Shehu, Halim Kosova, Petrit Vasili, apo edhe Vangjel Tavo.

Reagimi i plotë i Beqajt

Disa elemëntë rë rëndësishëm për debatimin e aferës së “sterilizimit”

1.1 Gjatë vitit 2009 është organizuar një tender nga QSUT për pajisje të ndryshme për spitalin  e ri të ndërtuar me financim të Bankës së Këshillit të Europës. Fondet për pajisjet që do të blihen me anë të këtij tenderi janë të buxhetit të shtetit. Midis pajisjeve që kërkohet të blihen, janë edhe pajisjet për një central të ri të sterilizimit të instrumentave kirurgjikalë të të gjithë QSUT-së.

1.2 Kontrata për lëvirimin  e pajisjeve është lidhur në 15 tetor 2009. Afati i lëvrimit është 4 muaj. Dmth në mars – prill 2010 pajisjet e centralit të sterilizimit duhte të kenë qënë të instaluara. Garancia është 1 vit.

1.3 Deri në shtator 2013, centrali i sterilizimit nuk është vënë asnjëherë në punë. Askush nuk është marrë me këtë çështje deri më tani. As në hetimet e prokurorisë kjo cështje nuk rezulton të ketë tërhequr vëmendjen e prokurorëve. Pse nuk u vu në punë? Cilët ishin arsyet objektive dhe subjektive?

1.4 Vetë ministri i shëndetësisë në përiudhën 2012 – 2013, Vangjel Tavo, pranon publikisht në një aktivitet se infeksionet spitalore në sallat krirugjiukale në Shqipëri janë të larta dhe rreth 2 herë më shumë se në vendet e Europës.

1.5 Në nëntor 2012, ekspertë të kompanisë gjermane konsulente TopConsult i shkruajnë ministrit të shëndetësisë së asaj kohe (V Tavo), midis të tjerash, në përmbyllje të fazës së parë të zbatimit të masterplanit të QSUT të financuar me kredi nga Banka e Këshillit të Europës, se vënia në punë centralit të sterilizimit të instaluar në QSUT vuan nga buxheti i pamjaftueshëm dhe mungesa e njohurive të specializuara për këtë disiplinë në të cilën nuk ka eksepriencë të mëparshme në Shqipëri. Ata propozojnë edhe marrjen në konsideratë të opsionit të “out source” të vënies në shfrytëzim të centralit qëndror të sterilizimit në QSUT. (origjinal në anglisht - “The new sterilization department which is accommodated in the underground of the new building “A” has the capacity to cover the needs of the entire University Hospital Center and not only, but the necessary budget for its operation and maintenance is insufficient, as well as there is not enough trained staff to operate and manage this modern service. Under this conditions the Ministry of Health may evaluate the alternative of outsourcing this acitivity, but economical-financial and management analyzes should be carefully done, before this decision.”)

Pra, që në nëntor 2012 ministrisë së shëndetësisë i është sjellë në vëmendeje që:

- Centrali i sterilizimit mbulon më shumë se nevojat e vetë QSUT-së.

- Mungon buxheti i nevojshëm për operimin dhe mirëmbatjen e centralit

- Mungon personeli i trainuar për të operuar dhe menaxhuar shërbimin modern të sterilizimit

- Në kushtet e buxhetit të pamjaftueshëm dhe personelit të patrainuar, mund të vlerësohet alternativa e “outsourcing” të aktivitetit të operimit të centralit të sterilzimit

- Në rast të alternativës së “outsourcing” duhet një analizë ekonomiko – financiare dhe menaxheriale kryer me kujdes.   

1.6 Në qershor 2013, Instituti i Shëndetit publik pasi vlerëson shkallën mikrobike në sallat e kirurgjisë së QSUT-së i propozon Ministrit të Shëndetësisë të asaj kohe (H Kosova) mbylljen për 10 ditë të disa prej sallave. Shkalla e lartë mikrobike vjen prej instrumentave të pasterilizuar si duhet, prej mosdezinfektimit të pajisjeve të ndryshme që janë në sallë operatori (shtrati, llampa, etj), prej veshje josterile të mjekëve dhe infermierëve.

Ja çfarë rezulton në mars 2013 në QSUT pas inspektimit nga Njësia e Infeksioneve Spitalore në ISHP.

- Në sallat kirurgjikale në Klinikën e ORL shkalla mikrobike është 43 %.

- Në sallat kirurgjikale në Klinikën Kirurgjikale I shkalla mikrobike është e mesme.

- Në sallat kirurgjikale në Klinikën Kirurgjikale III shkalla mikrobike është 11 %.

- Në sallat kirurgjikale në Klinikën e Onkologjisë shkalla mikorbike është 18 %.

- Në sallat kirurgjikale në Klinikën e Pediatrisë shkalla mikrobike është e lehtë.

Pas një tjetër inspektimi në QSUT në maj 2013, Njësia e Infeksioneve Spitalore në ISHP ka konstatuar :

- Në Klinikën Kirurgjikale 3 mungesë të solucioneve, sapunëve, detergjentëve, mungesë të lavamanit specifik për larjen e paketave të bllokut operator. Për pasojë 25 % e monstrave kanë kontaminim të mesëm ose të rëndë. 5 % e monstrave kanë prezencë stafilokoku. Për këtë Klinikë ka rekomanduar pezullimin e përkohshëm 10 ditor të ndërhyrjeve kirurgjikale.

- Në Kirurgjinë e Urgjencës kryhet pastrimi i sallës pa u kryer larja dhe dezinfektimi, përdoren veshje shumëpërdorimëshe të sterilizuara pasi mungojnë veshjet njëpërdormëshe. Për pasojë 67 % e monstrave kanë kontaminim mesatar ose të rëndë. 10 %  e monstarve kane E. Coli. Për këtë klinikë është rekomanduar monitorim i rreptë 2 javor.

- Në Klinikën e Kardiokirurgjisë mungesë të detergjentëve dhe sapunëve, mangësi të veshjeve njëpërdorimëshe, ngarkesë të mesme dhe të lartë të kontaminimit edhe pas procedurave të pastrimit. Për pasojë 40 % e monstrave kanë kontaminim të mesëm ose të rëndë. 17 % e monstrave kanë prezencë të stafilokokut. Për këtë Klinikë ka rekomanduar pezullimin  e përkohshëm 10 ditor të ndërhyrjeve kirurgjikale.

Pra, prej tre vitesh nuk vihej në punë centrali i sterilzimit në QSUT dhe QSUT nga një qendër ku duhet të shëroheshe ishte lënë të kthehej në një qendër ku sëmureshe dhe mund edhe të vdisje. Kjo ishte shëndetësia e Sali Berishës, Tritan Shehut, Halim Kosovës, Petrit Vasilit, Vangjel Tavos. Imagjinoni që të mbyllet klinuika e kardiokirurgjisë që në atë kohë ishte e vetmja në spitalet publike (sot kardiokirurgji kryhet edhe në spitalin Shefqet Ndroqi). A është marrë ndonjë herë media më këtë cështje? A është pjhesë ehetimit aktual të SPAK kjo çështje?

1.17 Nëse bëhet një krahasim midis shpenzimeve të kryera deri më tani bazuar në çmimet për seiclin nga 5 shërbimet të ofruara nga kontraktori dhe shpenzimeve që do të ishin kryer nëse kontrata do të ishte lidhur me ofertuesin tjetër ndryshimi është vetëm 1 %. Kjo tregon se edhe ofertuesi tjetër ka sjellë një propozim financiar pothuaj të njëjtë.

1.18 Në shkurt 2019, një ekspert i pavarur i huaj i angazhuar nga OBSH (Stephen Carr CEng MSc BEng(Hons) MIHEEM AE(D), WHO Consultant, Authorising Engineer (Decontamination)) ka arritur në konkluzionin se “Tre instalimet CDU të vlerësuara ishin të një standardi jashtëzakonisht të lartë dhe dukej se ishin në përputhje me ISO EN13485 Pajisjet Mjekësore dhe ISO EN 9001 - Sistemet e Menaxhimit të Cilësisë. Sistemi i Menaxhimit të Cilësisë është i akredituar me Kiwa Cermet Italia S.p.A dhe është modifikuar për herë të fundit në shtator 2018. Saniservice ka miratuar disa praktika jashtëzakonisht të mira dhe të fuqishme dekontaminimi” (origjinal në anglisht - “The three CDU installations assessed were of an extremely high standard and appeared to conform with ISO EN13485 Medical Devices and ISO EN 9001 – Quality Management Systems”)

1.19 Nga zbatim i kësaj kontrate rezulton se ditëqëndrimi mesatar i të sëmurëve që i nënshtrohen një ndërhyrje kirurgjikale është ulur me rreth 1,8 ditë. Ndërkohë që nga fillimi i zbatimit të kontratës e deri në fund të vitit 2021, rezulton që shpenzimi mesatar për një ndëryrje kirurgjikale është 21,200 lekë. Thënë ndryshe për të ulur qëndrimin me 1,8 ditë janë shpenzuar 22,000 lekë (përtej faktit se në fund të kontratës shtetit i mbetet investimi), apo për ta ulur qëndrimin me një ditë janë shpenzuar rreth 11,800 lekë.

Bazuar në VKM nr. 108, maj 2014 për paketat e kujdesit shëndetësor, ku përcaktohen edhe kostot e ditëqëndrimit në reanimacion dhe pavion për disa lloj ndërhyrjesh të caktuara kirurgjikale, shpenzimet e 1,8 ditëqëndrimi në spital janë më larta se sa shpenzohen nga zbatimi i kësaj kontrate mesatarisht për një ndërhyrje kirurgjikale.

EMISIONET