“PENGJET” E FUNDIT TË KOMUNIZMIT/ Ithtarët e regjimit “pajtojnë” në Tiranë “Enverin” me “Stalinin”! Shqipëria drejt BE, nostalgjikët mbajnë hapur debatin për simbolet
Komunistët nostalgjikë u shfaqën sërish në 29 Nëntor me portretet e Enver Hoxhës dhe Stalinit, duke glorifikuar një regjim që persekutoi mijëra shqiptarë. Në mungesë të një ligji që ndalon simbolet komuniste, debati për dekomunistizimin mbetet ende i hapur.
Vit pas viti po kuptojnë se janë më të paktë, por nostalgjikët e mbetur të regjimit komunizmit u shfaqën edhe këtë 29 nëntor.
Krahas diktatorit Enver Hoxha, në Tiranë rikthyen edhe imazhet e Stalinit, një ndër udhëheqëve të cilësuar ndër më gjakatar të njerëzimit
Në një kohë kur Shqipëria, është më pranë se kurrë Bashkimit Europian, këta të moshuar vijojnë të shfaqin simpatinë për sistemit që izoloi vendin, varfëroi, internoi, burgosi dhe vrau mijëra shqiptarë!
Thurën lavde për Enver Hoxhën dhe parinë e Komunistëve
Në Shqipëri nuk ka ende një ligj që ndalon simbolet komuniste ndërsa klasa politike ka dështuar të miratojë propozime për dekomunistizimin e vendit, ndërsa këta të moshuar e mbajnë ende debatin të hapur.

