Pengimi i hetimit parlamentar, Bylykbashi: McGonigal do t’i dalë Ramës nga hundët. Leproz politik!

Pengimi i hetimit parlamentar, Bylykbashi: McGonigal do t’i dalë

Deputeti i Partisë Demokratike Oerd Bylykjbashi ka reaguar ashpër lidhur me deklaratat e mbrëmjes së djeshme të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të grupit parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla të cilët nuk lejojnë ngritjen e një komisioni hetimor parlamentar për ccështjen “McGonigal”.

Përmes rrjeteve sociale, Bylykbashi thotë se ankthi e shtyn në marrëzi brutale antikushtetuese. Por, thotë ai, McGonigal do t’i dalë nga hundët.

“Leproz politik!

Në fillim tha Taulanti se komisioni hetimor parlamentar për skandalin McGonigal nuk ngrihet, sepse ka firmosur Sali Berisha dhe PS nuk pranon firmën e non gratave. Sharlatanizëm kushtetues.

Më pas Taulanti tha se nuk e ngrejnë komisionin, sepse firmat e deputetëve kërkues për ngritjen e komisionit hetimor janë falsifikuar. Sipas tij, unë që kam mbikqyrur e udhëhequr hartimin e kërkesës, nuk paskam fitmosur. Në Uashington informova interlokutorët e interesuar për hetimin që po bën Kongresi Amerikan që kemi nënshkruar e do të dorëzojmë kërkesën për komision hetimor. Budallëk me brirë i Taulantit nga halli.

Sot në parlament thanë që nuk ngrihet komisioni sepse kanë në plan që në të ardhmen të ndryshojnë ligjin e komisioneve hetimore. Pra me rregull treshi, paskan pezulluar zbatimin e ligjit sepse me kismet do ta ndryshojnë. E me këtë rast mohojnë të drejtën kushtetuese të 35 deputetëve të ngrenë të papenguar komisionin. Idiotësi kushtetuese nga sikleti.

Sonte Rama pohoi me gojën e tij thelbin e të vërtetës. Deklaroi se ai nuk do ta lejojë në asnjë rast ngritjen e atij komisioni. Ankthi e shtyn në marrëzi brutale antikushtetuese.

McGonigal do t’i dalë nga hundët. Me siklet.

Dhe homologët e tij do të kenë siklet t’i japin dorën, si kryeministrit që korruptoi një zyrtar të lartë me qëllim që të përdorte FBI në luftën e tij për të shkatërruar opozitën", shprehet Bylykbashi.

hetimi skandali oerd bylykbashi charles mcgonigal skandali edi rama hetimi

EMISIONET