Paratë ruse “zgjojnë” Bashën: Berisha të pyes listën e të ftuarve në festën e tij familjare
Enigma e fondeve që PD ka përdorur për lobim në SHBA u rikthye si "mollë sherri" mes Berishës e Bashës.
Kryetari i dorëhequr i demokratëve, pas disa muaj heshtjeje, i "lan duart" nga akuzat për financime ruse.
Por për burimin e tyre i kujton berishës të ftuarit në festat familjare.
Lulzim Basha: Të pyesi listën e të ftuarve në festat e tij familjare.
Mungesa e firmës së Bashës në aktin solemn u bë shkak që regjistrimi i PD-së në zgjedhje të bëjë ecejake në KQZ dhe gjykata dhe e ndarë në dy fraksione.
Por edhe në këtë rast Basha nuk ndihet përgjegjës, por akuzon dhe një herë paraardhësin e tij.
Pyetje: Zoti Basha po hyni të përçarë në zgjedhje. Jeni ju përgjegjës për hymbjen e PD-së?
Lulzim Basha: Përgjegjës është ai që ka përçarë PD-në. S'kam asnjë koment tjetër.
Ndërkaq në prag të nisjes së fushatës zgjedhore, Basha nuk është shfaqur as në kampin e Alibeajt, por ai shprehet se do të angazhohet në të gjithë vendin.
Pyetje: A do të bëni fushatë më 14 maj? Do të jeni aktiv në zgjedhje?
Lulzim Basha: Sigurisht që po.
Për të thyer heshtjen Basha zgjodhi seancën e posaçme parlamentare në nder të vizitës së Presidenti Federal i Republikës së Austrisë.