''Para 3-4 javësh Veliaj shpëtoi'', Goxhaj: Ja kush është pengesa që kryebashkiaku i Tiranës të arrestohet
Avokati, Altin Goxhaj i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se kryetari i bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj i shpëtoi arrestimit para 3-4 javësh.
Goxhaj: Para 3-4 javësh Gjykata e Apelit kishte trajtuar çështjen ‘’5D’’ jo si shpërdorim detyre por si grup i strukturuar kriminal.
Dhe ky vendim i grupit të strukturuar kriminal ka edhe disa pasoja proceduriale.
Ka të bëjë me konfiskime , sekuestrime por mbi të gjitha me mekanizmin e rrjetit.
Sepse struktura përfshinte Erion Veliajn.
Ky ishte vendim i gjykatës së Apelit që ia ktheu mbrapsht prokurorisë që kishte kërkuar shpërdorim detyre.
Çfarë ndodhi? Fatmir Xhafa, Yuri Kim dhe prokuroria shkuan në gjykatën e Lartë dhe gjykata jua kthehu.
Kur dalin fytyrat e Ajolës dhe Veliajt mua më kujtohet Yuri Kim.
Nuk kam si e shmang kur e di shumë mirë që Yuri Kim është pengesa që Erion Veliaj të arrestohet.
Gjykata e Lartë mori vendim që të kthehet mbrapsht çështja, të rigjykohet por përjashtuan trupën gjyqësore.
Ishte Fatmir Xhafa ai që lëvizte lojën.