''Vëllai i Veliajt ka përfituar 32 milionë euro'', Toska: Familjarët e kryebashiakut të përfshirë në transferta parash

Gazetari, Almer Toska i ftuar në emisionin ‘’Ora e Betit’’ në Ora News u shpreh se ­çështja e Erion Veliajt ka të bëjë me familjarët e tij që përfshijnë edhe vetë kryetarin e bashkisë Tiranë në disa transksaksione pasurisht e të ardhurash.

Toska shtoi se vëllai i Erion Veliajt dyshohet se ka përfituar 32 milionë euro.

Toska: Çështja e Erion Veliajt nuk ka të bëjë me fuqinë e tij ekzekutive për drejtimin e bashkisë.

Ka të bëjë me familjarët e tij që përfshijnë edhe atë vetë në disa transaksione pasurish, transaksione të ardhurash.

Që është gjetur burimi, janë gjetur faktet dhe prokuroria tani kërkon fakte shtesë nëse ka shkëmbime mesazhesh apo të dhëna që Erion Veliaj është i përfshirë drejtpërdrejtë.

32 milionë euro dyshohen se janë përfituar nga vëllai i Erion Veliajt.

Edhe nga bashkëshortja e tij është një shumë tjetër marramendëse që do vërtetohet nga organet e drejtësisë.

Nga informacionet që ne kemi thuhet se është një çështje shumë e rëndësishme shumë sensitive e transferimeve parash, një lëvizje në disa pika bankare që janë të përfshirë familjarët e Erion Veliajt.

EMISIONET