PAMJET/ Belind Këlliçi takime me Diasporën në Amerikë: Ka padurim për të votuar më 11 maj
Anëtari i Kryesisë së Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka nisur një tur takimesh me diasporën shqiptare në Amerikë.
Stacioni i parë i takimeve ishte Nju Xhersi, aty ku Këlliçi thotë se ka një padurim të shqiptarëve në Amerikë për të votuar më 11 maj/
MESAZHI I BELIND KËLLIÇIT
Takim i zjarrtë dhe frymëzues në New Jersey.
Padurimi i shqiptarëve të Amerikës, për të votuar në zgjedhjet e 11 majit dhe për të sjellë ndryshimin e shumëpritur në vendin e tyre të lindjes, ndjehet në çdo bisedë e çdo shtrëngim dore.
Pafund mirënjohës për mikpritjen që më treguat dhe interesin e jashtëzakonshëm për tu angazhuar në këto zgjedhje jetike për vendin tonë.
Takimet në Kafe Kukësi dhe Ëhisky Bar, ishin vetëm hapja e siparit të takimeve me vëllezërit e motrat shqiptare në USA
Faleminderit nga zemra!