PAMJE/ Betimi i Korpusit të Paqes, Nancy VanHorn dhe ministrja Kumbaro presin 42 vullnetarët e rinj

Një grup prej 42 vullnetarësh të rinj të Korpusit të Paqes betohen sot për shërbimin e tyre, duke vijuar mbi tri dekada bashkëpunimi të këtij programi në Shqipëri.
Ceremonia e betimit u zhvillua me praninë e Ngarkuares me Punë të SHBA-së, Nancy VanHorn, e cila administronte betimin përkrah Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro, dhe Drejtoreshës së Korpusit të Paqes për Shqipërinë dhe Malin e Zi, Megan Wilson.
Këta vullnetarë do të angazhohen në projekte të ndryshme sociale dhe arsimore, duke kontribuar në komunitete të ndryshme shqiptare dhe duke forcuar lidhjet mes Shqipërisë dhe SHBA-së.

