Opozita në "luftë" me mazhorancën, kreu i PD-së, Lulzim Basha, takime me qytetarë në Belsh
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndodhet sot në Belsh për të vijuar takimet me qytetarët në kuadër të turit të tij në zona të ndryshme të vendit.
Basha, sipas njoftimit nga PD, do të ketë takime me qytetarë e sipërmarrës të kësaj bashkie dhe do të ndajë me ta problemet që kanë, por edhe alternativat që ofron PD për ndryshimin e situatës së vështirë social-ekonomike.
Basha i ka nisur takimet me kafen e mëngjesit me banorë të Belshit.
Javët e fundit pas rikthimit në krye të PD-së, Basha ka nisur takime në bashki të ndryshme në vend ku ka zhvilluar biseda me qytetarë, tregtarë, fermerë dhe ish-të përndjekur politikë.